Situata eshte mjaft problematike, po shtohen rastet me Covid te mesuesve dhe nxenesve
  • 3 years ago
Pjesë e emisionit Rudina në Tv Klan është bërë edhe Zv/ President i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Isa Halilaj përmes një lidhje me Skype i cili ka folur rreth problematikave që janë hasur në javën e parë të rifillimit të shkollave. Ai është shprehur se është një mungesë e theksuar e situatës dhe duhen marrë masa më të rrepta sa nuk është vonë.
Rudina Magjistari: Cili është mendimi juaj për këtë javë të parë të shkollës?
Isa Halilaj: Fillimi i shkollës ndodhi me një plan të padetajuar mirë dhe situata është shumë problematike. Kemi goxha shkolla që kanë mësues me Covid. Në shkollën e mesme të Bashkuar në Vau-Dejes është drejtoresha dhe dy mësues. Tamponimi nuk i është bërë të gjithë mësuesëve por vetëm gjysmës së kolektivit. Në Elbasan, Kristoforidhin është e infektuar nën drejtoresha dhe një sanitare. Kolektivit dhe asnjë nxënësi nuk i është bërë tamponimi. Kemi një mungesë të theksuar të situatës dhe ne mendojmë që nuk është vonë që qeveria dhe Ministria e Arsimit të marrin masat e riparimit të situatës.
Në Korçë nuk ka termometra dhe maska nëpër shkolla. Në Vau-Dejes nxënësit pastrojnë klasat vetë, nuk bëhet dezinfektimi i klasave. Mjaftontë shikoni rreth shkollave të Tiranës turma të mëdha të njerëzve, prindërve, nxënësve./tvklan.al

#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.#klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended