Ora News - "Arena Kombëtare" merr formë, gati për vitin e ardhshëm

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vazhdojnë me ritëm të lartë punimet në "Arenën Kombëtare". Struktura ka marrë pothuajse formën e saj finale ndërsa punimet vazhdojnë dhe në mbulesën e stadiumit. Impianti do të jetë më moderni në vendin tonë dhe me ritmet që po ecën pritet të jetë gati brënda vitit të ardhshëm.

Drejtuesit e FSHF-së synojnë që përveç ndeshjeve të skuadrës kombëtare në këtë impiant të organizohen edhe ndeshje të kompeticioneve europiane, si Superkupa e Europës. Një event që FSHF ka konkuruar në dy vitet e fundit. Nëpërmjet një video në kanalin zyrtar në "Youtube" FSHF tregon disa pamje të reja nga impianti kombëtar.

Fusha do të jetë pjesa e fundit e këtij stadiumi në të cilin do të kryhen punimet, ndërsa më parë do të përfundojë vendosja e stolave. Ky impiant do të ketë një kapacitet prej 22 mijë vendesh ndërsa do të ketë një kosto prej 50 milion eurosh. Pas përfundimit të tij ndeshjet e kombëtares do të luhen gjithmonë në këtë impiant.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/arena-kombetare-merr-forme-gati-vitin-e-ardhshem

Recommended