Ora News - Famulltari i Laçit thirrje në meshën e të dielës: Stop vrasjeve, jetën e merr vetëm Zoti

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Situata e kriminalitetit në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës ka qenë kryefjalë e famulltarit të Laçit fra.Ndue Toplana, gjatë meshës së kësaj të diele në kishen e Shen Mehillit.

Ai apeloi qytetarët ti thonë "Stop Vrasjeve", teksa kërkoi nga prindërit që të punojnë më shumë me fëmijët e tyre.

Toplana: Kemi dëgjuar në televizione, kanë ndodhur vrasje në Shkodër, kanë ndodhur vrasje këtej. Ju kisha porosit të gjithëve me i lanë vrasjet, me i lënë të këqiat dhe të kthehemi prej Zotit. Çdo vrasje është mëkat shumë i rëndë, vetëm Zoti ka të drejtën jetësore.Ai është i vetmi që ka të drejtë. Në Shkodër kanë bërë shumë. Nuk është vrasja kryesorja, ajo është kulmi i marrisë, por janë probleme të bartura. Është mirë që të gjithë në familjet e tyre me i mësue, me i formue që vrasja nuk mund të bëhet.Tërë mallin e botës me ja dhënë një nëne dhe një babe nuk i duhet asgjë me i marr fëmijën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/famulltari-i-lacit-thirrje-ne-meshen-e-te-dieles-stop-vrasjeve-jeten-e-merr-vetem-zoti

Recommended