Ora News - 10-vjetori i binjakëzimit të Tiranës dhe Pekinit
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tirana dhe Pekini në projeket e tyre të binjakëzimit do të thellojnë bashkëpunimin në fushën e transportit, investimeve, kulturës dhe turizmit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim të veçantë një delegacion të lartë kinez ku u diskutuan projekte konkrete mes vendeve.

Kryesueses së delegacionit, nënkryetares së Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor të Bashkisë Pekin, Yan Aoshuang iu dhurua edhe ?Çelësi i Qytetit?.

Erion Veliaj: "Sot i kam akorduar nënkryetares së Pekinit ?Çelësin e Qytetit? të Tiranës si një shenjë miqësie dhe bashkëpunimi.

Në këtë dekadë të parë që ne festojmë mezi presim që të fillojmë një bashkëpunim akoma më intensiv me Pekinin në fushën e transportit, investimeve dhe në fushën e kulturës dhe turizmit, sepse i shohim si baza të një marrëdhënie të shëndoshë për ta çuar më tej binjakëzimin tonë."

Tirana është përzgjedhur si qyteti mikpritës i Forumit të Bashkëpunimi 16+1 në nivelin e kryetarëve të bashkive për vitin 2019, nismë e krijuar nga Kina, që synon të thellojë dhe zgjerojë bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe kulturor me 11 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe 5 vende të Ballkanit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/10-vjetori-i-binjakezimit-tirana-dhe-pekini-do-te-thellojne-bashkepunimin-mes-tyre
Recommended