Basha: Nuk ka bashkepunim me krimin ne pushtet

  • 6 years ago
Përgjigjen për mungesën në seancën e parë plenare për këtë sesion parlamentar, Lulzim Basha ua dha kundërshtarëve të tij politikë nga qyteti i Shkodrës, ku opozita zhvilloi një takim të jashtëzakonshëm. Për kreun e opozitës ky është një mesazh qëndrese kundër krimit që sipas tij ka mbështetje qeveritare.

?Në më pak se 3 muaj, në këtë qytet kanë ndodhur 6 vrasje tronditëse mafioze dhe janë rrëmbyer të paktën dy persona për të cilët dyshohet më e keqja.?

Nisur nga ngjarjet pa autor të muajve te fundit në qytetin verior, Basha bëri një paralajmërim për Drejtorin e policisë së këtij qarku.

?Sot kam një thirrje për drejtorin e qarkut të policisë së Shkodrës: jep dorëheqjen dhe largohu menjëherë, përndryshe do të jesh njësoj bashkëpërgjegjës me Ramën dhe Xhafaj për këtë gjendje. Nëse nuk ta mban të thuash të vërtetën dhe të mobilizosh Policinë e Shtetit kundër kriminelëve, por i shoqëron me blinda, atëherë e vetmja rrugë është dorëheqja.?

Thirrjeve që erdhën për bashkëpunim nga kryeparlamentari Ruçi iu përgjigj prerazi në mënyrë refuzuese.

?Si mund t'i kërkohet opozitës të ulet dhe të bëjë ligje me Fatmir Xhafën si deputet dhe Ministër i Brendshëm?  Si mund t?i kërkohet opozitës të negociojë me Taulant Ballën e ?Toyota Yaris?, i cili pranon se ka miqësi me një anëtarë të Bandës së Lushnjes? Vendi ynë nuk mund të jetë në një fole krimi siç është sot Kuvendi i Shqipërisë.?

Axhenda e vetme për opozitën thotë se është shkëputja e lidhjeve që qeveria ka me krimin.

Basha paralajmëroi hartimin e një platforme që sipas tij synon rrëzimin e qeverisë dhe rikthimin e rendit e sigurisë në vend.

Tv Klan

Recommended