Ora News - Në gjysmën e dytë të Gushtit asnjë emigrant në Kapshticë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fluksi i klandestinëve që tentonin të kalonin përmes Shqipërisë në rrugën drejt vendeve të Bashkimit Europian duket se është ndalur!

Forcimi i masave në kufirin e gjelbër por dhe në pikat kufitare duket se ka dhënë efekte!

Në gjysmën e dytë të Gushtit, pranë pikës së kalimit kufitar të Kapshticës nuk është kapur asnjë klandestin, ndërkohë që muaj më parë ajo ishte një prej portave hyrsëve të emigrantëve të paligjshëm.

Të dhënat zyrtare mungojnë, por burime pranë Policisë së Kufirit në Korçë thanë për Ora News se nga prilli në gusht janë ndaluar rreth 339 klandestinë!

Kontrollet pranë pikave të kalimit kufitar në juglindje dhe jug të vendit mbeten të forta, sikurse edhe në kufirin e gjelbër me Greqinë dhe Maqedoninë!

Prej qershorit pranë 5 pikave kufitare të ?Qafë-Thanës?, ?Kapshticës?, ?Tre Urave?,?Kakavijës? dhe ?Qafë-Botës? mësohet se kanë zbarkuar 250 efektivë të Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ndërkohë në kufirin mes Shqipërisë e Greqisë janë vendosur rreth 40 efektivë të Agjensisë Europiane të Kufijve, Frontex, për të ndihmuar në mbylljen rrugës së re të klandestinëve përmes Shqipërisë drejt vendeve të BE.

Një pjesë e klandestinëve të kapur janë deportuar në Greqi nga ku edhe kanë hyrë, ndërsa të tjerë strehone në qendrën e grumbullimit dhe trajtimit në Babrru nga ku një pjesë e tyre rinisin sërish tentativat për të kaluar ilegalisht drejt vendeve të BE!

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-gjysmen-e-dyte-te-gushtit-asnje-emigrant-ne-kapshtice

Recommended