Ora News - "Dikur gjyshi mbillte hudhra", Rama: Në Lezhë rërës i kanë dalë pronarët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një nga problemet në zonat bregdetare është ajo e administrimit të rërës. Kryeministri Rama gjatë një takimi me kryebashkiakët dhe prefektët tha se në disa zona bregdetare rërës i kanë dalë pronarët. Duke marrë shembullin e Lezhës, Rama tha se kjo është një situatë e patolerueshme.

Rama: Kemi problem të madhe ende me njerëzit me qytetarët, me të drejtë për administrimin e rërës. Kemi situata të patolerueshme si në Lezhë, ku rërës i kanë dalë pronarët. Rëra iu është kthyer pronarëve dhe në letrat përkatëse thuhet se i kthehet X se dikur gjyshi mbillte hudhra, apo i kthehet Y se dikur kooperativa mbillte qepë në rërë. Aty është një ekstrem me të cilën ne do merremi. Ministri i Turizmit është i ngarkuar për të bërë një padi penale të përgjithshme për ta çliruar rërën, por ama kemi situata të tjera në vijën bregdetare, ku kemi konflikte për mënyrën si administrohet rëra e plazhit. Kjo nuk është çështje e qeverisë, por ne i marrim ankesat, është cështje e bashkive, por këtu duhet të bëjmë shumë kujdes që të kemi një plan të qartë dhe transparent dhe të kemi një ndarje të qartë mes zonave private dhe publike, apo edhe mes vetë privatëve.

Rama i bëri thirrje vendorëve që të reflektojnë për sezonin turistik, të nxjerrin konkluzionet dhe të bëjnë propozime për sezonin e ardhshëm.

Rama: Ju ftoj të gjithëve që të bëni reflektimet tuaja për sezonin. Të nxirrni konkluzionet tuaja, që janë më të thella sesa ato tonat sepse ju jeni në tërren përditë dhe të bëni propozimet dhe kërkesat tuaja për sezonin e ardhshëm. Pavarësisht se në qershorin e ardhshëm janë zgjedhjet, shumë nga ju mund të jenë në fushatë, të tjerë mund të mos jenë. Kjo ska rëndësi përgatitja për sezonin duhet të fillojë sa më parë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dikur-gjyshi-mbillte-udhra-rama-e-patolerueshme-ne-lezhe-reres-i-kane-dale-pronaret

Recommended