Lezhë, IKMT shemb 40 objekte gjatë brezit të rërës, kreu i Bashkisë: S'ka tolerime
  • 5 years ago
LEZHË-Në Shëngjin ka nisur aksioni për shembjen e ndërtimeve provizore përgjatë brezit të rërës. Ndërhyrja po realizohet nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me mbështetjen e Bashkisë Lezhë, e cila prej tre 3 vitesh kishte kërkuar shembjen e këtyre ndërtimeve.

Janë rreth 40 objekte që do të shemben nga fadromat e IKMT. Kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj tha se nuk do të ketë tolerime ndaj subjekteve që kanë zaptuar brezin e rërës.

"Nuk është një aksion i Bashkisë Lezhë, është një koordinim me IKMT. Është një kërkesë e hershme për të vendosur një rregull në menaxhimin e bregdetit dhe kemi bërë një kërkesë pothuajse për të gjithë objektet aty dhe unë jam që bregeti të jetë i të gjithëve, jo i selektuar. Shëngjini është masakruar në prona. Unë do të isha dhe për një rishikim të atyre pronave, se si janë marrë apo dhënë. Unë jam transparent dhe jam që bregdetit i Shëngjinit dhe i gjithë Shqipërisë të rishikohen pronat përreth tyre", u shpreh Kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj.

Pas shembjes së ndërtimeve, do të nisë menjëherë puna për largimin e inerteve dhe sistemimin e zonës bregdetare, për të qenë gati për sezonin turistik që pritet të hapet zyrtarisht brenda pak javësh
Recommended