Ora News - Kryemadhi paralajmëroi ngjarje politike, Boçi: Opozita është në komunikim

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Teksa Lëvizja Socialiste për Integrim ka paralajmëruar ngjarje politike, deputeti demokrat Luçiano Boçi nuk jep detaje nëse ka një kordinim me PD mbi aksionin por thotë se kanalet e komunikimit brenda opozitës funksionojnë.

Boçi: Kanalet e komunikimit brenda opozitës funksionojnë sepse tek e fundit qëllimet opozitare bashkojnë dhe forca të tjera ekstreme që kanë pasur dhe qasje të kundërta në faza të caktuara të ushtrimit të politikës së tyre, jo më ndërmjet një opozitë që konstrukton dhe një strategji të përbashkët. Sikurse secila nga forcat politike ka objektivat e veta, axhendat politike të përcaktuara sipas ideologjisë. Një mazhorancë tenton gjithmonë të fusë pykën në mes që të përçajë opozitën dhe qëndrimin opozitar pavarësisht nga vjen, brenda parlamentit apo parti jashtë parlamentit, duke i mikluar me favore dhe ndere. Siç edhe vepron, e ka në strategjinë e tij. Mazhoranca synon të godasë opozitën, nuk ka synim qeverisjen.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Boçi thotë se frika për manipulim të zgjedhjeve lokale të 2019 është një realitet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-paralajmeroi-ngjarje-politike-boci-opozita-eshte-ne-komunikim

Recommended