Ora News - Korça e kalon verën pa zjarre, por rreziku mbetet deri në tetor

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Muajt e nxehtë të verës kaluan pa raste të zjarreve në pyjet e qarkut të Korçës, por shërbimi zjarrfikës në qarkun juglindor mbetet në gatishmëri pasi rreziku mbetet i lartë edhe përgjatë muajve shtator e tetor. Kreu i Shërbimit Zjarrfikës, Thotë se ata po zbatojnë një plan masash në bashkëpunim me njësitë vendore të qarkut dhe Policinë e Korçës që ka rezultuar me sukses në reduktimin e zjarreve në krahasim me vitet e shkuara.

Vera kaloi pa zjarre në pyjet e qarkut të Korçës, por Shërbimi zjarrfikës mbetet në gatishmëri pasi rreziku mbetet i lartë edhe përgjatë muajve shtator e tetor.

Koço Cicko, Drejtor Shërbimi Zjarrfikës, Korçë: Nuk kemi patur zjarre në pyje dhe kullota, por situata e zjarreve vazhdon edhe përtej muajt gusht, shtator dhe dy javë në tetor.

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës së Korcës, Koço Cicko thotë se gjatë muajve të nxehtë nuk pati raste të zjarreve problematike, kjo e ndikuar nga kushtet e atmosferike por edhe ndërgjegiësimi i banorëve për të shmangur zjarret nga pakujdesia apo ata qëllimshme.

Koço Cicko, Drejtor Shërbimi Zjarrfikës, Korçë: Situatat që janë paraqitur janë më pak se vitin e kaluar, kjo falë edhe lagështirës dhe shirave që kanë rënë ditët e fundit.

Në kuadër të masave parandaluese, shërbimi zjarrfikës i korcës thotë se ka ushtruar kontrolle të rrepta e të vazhdueshme ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetet brenda masivëve pyjorë

Koço Cicko, Drejtor Shërbimi Zjarrfikës, Korçë: Në objektet që ndodhen brenda masive pyjore janë të kontrolluara nga ana jonë.

Mjetet zjarrfikëse janë të viteve 1960 deri në 1990 dhe sipas drejtorit Cicko mbahen mirë pavarësisht viteve të punës.

Koço Cicko, Drejtor Shërbimi Zjarrfikës, Korçë: Janë të amortizuar, por falë punës së drejtuesve të mjeteve këto i mbajën në gatishmëri.

Plani i masave anti zjarr që zbatohet nga shërbimet zjarrfikësë në bashkëpunim me Bashkitë dhe Policinë e shtetit ka sjellë një reduktim të ndjeshëm të rasteve të zjarrit në të gjithë qarkun e Korcës.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/korca-vere-pa-zjarre-por-rreziku-mbetet-deri-ne-tetor

Recommended