Pacolli: Rreziku nga ndërhyrja ruse mbetet i lartë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të jashtme i Kosovës Behgjet Pacolli është shprehur I shqetësuar për agresionin e vazhdueshëm sipas tij të Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës. Në konferencën rajonale të organizuar në Beograd, janë prezantuar në ekran tekste të cilat cenojnë pavarësinë e Kosovës.Behgjet Pacolli: Kanë qenë tekste destruktive, shoviniste. Ne nuk mund t?i pranojmë ato, sepse kanë qenë tekste kundër Republikës së Kosovës. Kundër pavarësisë së Kosovës, kundër njerëzve të Kosovës. Një gjë e tillë është e pa pranueshme dhe ne e dënojmë fuqishëm.Kryediplomati u ndal dhe te influence ruse e cila sipas tij po ndikon që Kosova të mos njihet si shtet.Rusia ka një influencë jashtëzakonisht të madhe strategjike dhe domeni I tyre është mbrojtja. Atyre nuk ju mungojnë mjetet që të investojnë në këtë drejtim. Dhe të gjitha këto e kanë komplikuar situatën. Besoj se duhet të lobohet.Lidhur me taksen ndaj mallrave serbe Pacolli tha se ajo e ka vështirësuar marrëdhënien jo vetëm me Serbinë dhe Bosnjën por edhe me Greqinë.

Recommended