Habit Vjosa Osmani: Rreziku për Kosovën vjen nga BE - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetarja e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani shprehet e zhgënjyer nga takimi në shtëpinë e bardhë pasi sipas saj delegacioni i Kosovës dështoi në pjesët e marrëveshjes që kanë të bëjnë me emrin kushtetues të vendit, me njohjen e ndërsjellë me Serbinë, si dhe çështjen e mini-Shengenit. Në një intervistë për radion Europa e Lirë, Osmani ka deklaruar se përtej kësaj, kërcënimi më i madh Kosovës tani po i vjen nga Brukseli. VJOSA OSMANI KRYETARE E PARLAMENTIT TE KOSOVES ?Brenga themelore sot, mendoj unë, nuk do të duhet të ishte çfarë ka ndodhur në Uashington. Brenga jonë themelore sot është se çfarë është duke ndodhur në Bruksel, sepse informatat që na vijnë çdo ditë nga zyrtarë të Brukselit janë që kemi shumë arsye për t?u brengosur. Për fat të keq, kryeministri aktual është i vetmi zyrtar publik i Kosovës, që ka pranuar deri më sot që të rihapet tema e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. E dyta, është i vetmi zyrtar publik deri sot që e kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin, të vitit 2015?. Kryetarja e kuvendit shprehet se kryeministri Hoti po sfidon hapur kushtetutën e vendit. Sipas saj cdo kompetencë ekzekutive për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, hap rrugën për krijimin e një republike serbe në veri të Kosovës. ?Kjo marrëveshje në tërësi ka rënë poshtë nga Gjykata Kushtetuese, është hedhur poshtë dhe diku prej titullit e deri te pika e fundit - gati secila pjesë e saj është konsideruar në kundërshtim me Kushtetutën. Tani kryeministri aktual del dhe thotë se ne duhet ta zbatojmë një dokument që është nënshkruar në Bruksel, e që është, sipas vendimit të Gjykatës, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën tonë.? Vjosa Osmani ka deklaruar se në Bruksel po hartohet një marrëveshje e re pasi është rihapur çështja e Asociacionit, çështje që ka qenë e mbyllur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu, është rihapur çështja e pronave, e cila ka qenë e mbyllur për Republikën e Kosovës që nga 17 Shkurti i vitit 2008, dhe po rihapen çështje të të drejtave të pakicave, çështje që sipas Osmanit, janë mbyllur me Pakon e Ahtisarit dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Recommended