Ora News - Të rinjtë të reagojnë, Panariti: Shqipëria e sotme njësoj si ajo e 1990
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon takimet me të rinjtë e LRI-së në Jalë.

Deputeti, Edmond Panariti, në fjalën e tij ka kërkuar nga të rinjtë që të jenë më aktivë për të mos lejuar që vendi të drejtohet nga një qeveri autoritariste.
Panariti: Shqipëria e vitit 2018, Shqipëria e ditës së sotme është në fakt Shqipëria e vitit 1990. Përpara një transformimi të madh. Sikundër Shqipëria e vitit 1990, edhe Shqipëria e sotme qeveriset nga një partie vetme, atëherë qeverisej nga Partia e Punës dhe tani nga Rilindja e cila nuk po qeveris por po sundon.

Njësoj si Partia e Punës e cila i kishte shkëputur lidhjet me realitetin, një kastë sundonte totalisht e pandjeshme ndaj problemeve dhe ndaj shqetësimeve të mbarë popullit.

Po kështu një kastë sot është e shkëputur totalisht nga realiteti, e pandjeshme nga mjerimi, dëshpërimi, nga braktisja masive që populli po i bën këtij vendi, që rinia po i bën këtij vendi. Prandaj themi se jemi në të njëjtën situatë të përmbysjeve të mëdha. Kush do ta bëjë këtë përmbysje? Padyshim që rinia.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/te-rinjte-te-reagojne-panariti-shqiperia-e-sotme-njesoj-si-ajo-e-1990
Recommended