Ora News - Taulant Balla: Sigurisht që e njoh Edmond Begon por...

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla pranon se njeh Edmon Begon, biznesmenin i cili u ndalua në Igumenicë javën e kaluar si person në kërkim për trafik droge nga autoritetet italiane por hedh poshtë akuzat e PD-së se i ka ofruar mburojë politike.

Taulant Balla: "Lidhur me 100 akuzat e hedhura nga gojëtarë të ndryshëm të PD-së me rastin në fjalë unë do i përgjigjem vetëm njërës që ka interes. A ka qenë ligji dhe sundimi i ligjit i njëjtë edhe për këtë person? Apo ka gëzuar mburojë politike? Dua tju them qartë për secilin prej nesh dhe për mua sundimi i ligjit duhet të jetë dhe është një.

Personin në fjalë sigurisht që e njoh, njoh bashkëshorten e tij dhe fëmijë të shkëlqyer, nxënës shembullorë moshatarë me tim bir.

Dua tju them me garanci të plotë se kurrë nuk i është ofruar një mburojë dhe përgjigjen e ka dhënë shteti shqiptar.

Që shumë shqiptarë nëpër kufij të ndryshëm të BE vendosen në proces verifikimi të së shkuarës së tyre është një proces normal dhe janë të shumtë ata që e dinë."

Balla, i cili mban dhe postin e kryetarit të grupit parlamentar në PS iu përgjigj interesit të gazetarëve pas takimit që pati mesditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit me dy deputetët e SPD Gjermane z. Josip Juratovic dhe Dr. Martin Roseman.

Më tej Balla e quajti historine si pjese e serise Babale 3.

Taulant Balla: " Dua tju them që për mua në këtë proces është e rëndësishnme që të hiqen dorë për hedhje baltë në dëm të krahut tjetër. Në fund të kësaj do të kemi pjesë të serisë Babale 3. Sepse personi nuk ka qenë në kërkim dhe nuk është në kërkim ndërkombëtar nga askush dhe pas verifikimit, pyeteni personin vetë nëse ka pasur ndonjëherë nevojë për mburojë politike. Këtu e konsideroj të mbyllur këtë cështje."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/taulant-balla-sigurisht-qe-e-njoh-edmond-begon-por

Recommended