"Udhëtimi i tyre përfundoi në mënyrë tragjike", Imzot Massafra lutje për viktimat në Genova
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Arqipeshkëvi i Shkodres imzot Angelo Massafra drejtoi një lutje të veçantë për viktimat e tragjedisë së Genovas në Itali, ku humbën jetën dhjetra persona, mes të cilëve edhe dy shqiptarë. Udhëtimi i tyre përfundoi në mënyrë tragjike dhe prandaj ne jemi pranë familjeve në këto momente të vështira, tha imzot Massafra, duke shtuar se i ka dërguar edhe një letër ngushëllimi kardinalit të Genovas.

Lutjen ai e bëri në kremtimin e meshës së festës së Shën Rrokut, që çdo 16 gusht mbledh me dhjetra besimtarë në zonën e Shirokës. Fillimisht ata kryejnë proçesionin në malin e Taraboshit, ku besimtarët kujtojnë shtegtimin që ky shenjt bëri në këtë zonë, duke qënë mbrojtësi i peshkatarëve që në ujrat e liqenit siguronin jetesën.

Vijnë edhe nga larg, pasi kjo festë përkon me periudhën kur ata kthehen në atdhe për pushime. Emocionet i kanë të mëdha, ndërsa kujtojnë mënyrën se si ndër vite është festuar Shna Rroku.

?Shen Rroku? është shenjti të cilit i janë kushtuar më shumë kisha e kapela në të gjithë botën. Me vdekjen e prindërve ai shpërndau pasurinë e tij dhe nisi shtegtimin në Romë, ku gjatë rrugës shëroi të sëmurët me murtajë të zezë. Legjenda tregon se ai ka qënë edhe në Shiroke, ndërsa vdekja e tij do të ishte e dhimbshme kur në 1380 vdes i harruar nga te gjithë. Edhe pse tradita e festimit ka ndyshuar, serish ?Shen Rroku? eshte simboli i lutjes dhe bashkimit per besimtarët e Shirokës dhe jo vetëm.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/udhetimi-i-tyre-perfundoi-ne-menyre-tragjike-imzot-massafra-lutje-viktimat-ne-genova