Massafra krerëve të shteteve: Jo luftë, duhet paqe...Lutje në heshtje për Lindjen e Mesme
  • 4 years ago
SHKODER - Me një lutje në heshtje për situatën në Lindjen e Mesme, ka nisur aktiviteti i përvitshëm i titulluar "Vit të Mbarë O Shkodër". Ka qenë Arqipeshkvi i Dioqezësh së Shkodrës Imzot Angelo Massafra ai i cili ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjithë krerët e shteteve që të mos ketë luftë. Ai u shtoi se të gjithë kemi nevojë për paqe.

?Ju ftoj të jemi disa sekonda në heshtje dhe lutje për situatën në Lindjen e Mesme. Situatë është shumë -shumë e vështirë. Zoti uroj t?ia mbushë mendjen të gjithë krerëve të shteteve në botë që me luftë gjithçka është në humbje. Me mirëkuptim dhe paqe e dialog të gjithë janë fitimtarë. Të gjitha kanë nevojë për paqe?, tha Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër.
Recommended