Ora News - Masakra në Selenicë, ministri Xhafaj mbërrin në Resulaj
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një masakër e vërtetë ka ndodhur në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Pasditen e se premtes (10 gusht) 24 vjeçari Ridvan Zykaj ka shkuar në banesën e vëllait të moshuar të gjyshit të tij dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke shkaktuar 8 të vrarë dhe 6 të plagosur. Mes viktimave janë 3 gra dhe dy fëmijë.

Fillimisht, Ridvani vrau Demir Zukajn 75 vjeç dhe gruan e tij Perie, 72 vjeç. Më pas, ai ka shkrepur automatikun, djalit të Demirit, Azem Zykaj 45 vjeç dhe gruas së tij, Afërdita Zykaj 42 vjeç.

Autori i masakrës nuk është ndalur me kaq. Pasi ka braktisur shtëpinë e tyre, ai ka shkuar në banesën e djalit tjetër të 75 vjeçarit, duke vrarë Besimin, 43 vjeç dhe gruan e tij Vasilika, 42 vjeç. Gjithashtu, ai ka vrarë edhe dy fëmijët e tij, Sara 16 vjeçe dhe Ledioni 8 vjeç.

Forcat Speciale po krehin zonën për të bërë të mundur arrestimin e autorit i cili mendohet se është ende i armatosur dhe policia bën apel për kujdes. Nuk dihen ende zyrtarisht shkaqet e kësaj masakre

Lajmi në perditësim minute pas minute:

21:18- Viktimat e masakrës po i nënshtrohen ekspertizës

Kanë mbërritur të gjitha viktimat në morgun e spitalit të Vlorës, ku po i nënshtrohen ekspertizës të mjekëve. Fillimisht, ekspertiza u është bërë dy fëmijëve të familjes Zykaj dhe më pas po i nënshtrohen ekspertizës viktimave të tjera.

20:55- Masakra në Selenicë/ Flet dëshmitari: Si i njoh familjet dhe autorin e ngjarjes

Një prej banorëve të fshatit Resulaj në Selenicë shprehet i shokuar për atë çka ndodhi, duke shprehur habi. Sipas tij, familjet Zykaj ishin njerëz të respektuar dhe nuk kanë pasur probleme të mëparshme. Ai thotë se edhe autori i ngjarjes nuk kishte probleme, ndërsa kishte pësuar një djegie të 70% të trupit vite më parë, por nuk njihen për probleme të tjera.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/te-shtena-me-arme-ne-vlore-viktima-dhe-te-plagosur
Recommended