Ora News - Avantazhet e ushqyerjes me gji, ndihmon bebet dhe nënat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nxitja e mjekeve për nënat e reja që të heqin dorë nga përdorimi i qumështit pluhur për të vegjlit e tyre ka dhënë efektin e duhur. Mjekja Vjollca Pallaveshi thotë se është rritur ndjeshëm numri i nënave që i ushqejnë foshnjat me gji. Ky proces përveçse lidh më shumë emocionalisht nënën me fëmijën rrit dhe imunitetin e foshnjave dhe i mbron nga një numër i lartë patologjish.

Pallaveshi: E para është një qumësht i sigurt, më i miri dhe i pazëvendësueshëm. Fëmija mbrohet nga sëmundjet kronike dhe akute.

Mjekja pediatre thotë se përfitime po ashtu kanë edhe nënat.

Pallaveshi: Një nënë që ushqen fëmijën e saj me gji, gjakrrjedhja pas lindjes është më e ulët. Përveç kësaj, kemi kontraktik dhe kurim të mitrës më shpejt. Qumështi formulë ka kosto, qumështi me gji është falas.

Ushqyerja me gji duhet të nis 30 minuta pasi foshnja vjen në jetë dhe zgjat deri në vitin e dytë të jetës së fëmijës.

Pallaveshi: Para se të ushqejë fëmijën me gji, mund të pijë një ose dy gota lëng ose ujë pasi mund t'i thahet goja.

Por cili është kujdesi që duhet të tregojnë nënat e reja gjatë ushqyerjes së foshnjës?

Pallaveshi: Mënyra se si të pozicionojë bebin dhe vet, refleksi i hapjes së gojës, thithjes dhe gëlltitjes.

Për rritjen, zhvillimin normal të të vegjelve si dhe për përmirësimin e shëndetit të tyre specialistët e shëndetësisë inkurajojnë nënat që të përdorin atë që ndryshe quhet lëngu i artë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/avantazhet-e-ushqyerjes-me-gji-ndihmon-bebet-dhe-nenat

Recommended