Ora News - "Ne kapim gjykata liron!", Ministria e Brendshme denoncon 18 vendime gjykatash

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Brendshme doli në një deklaratë për median për të denoncuar 18 vendime të gjykatave të cilat lirojnë nga qelitë persona me rrezikshmëri të lartë.

"Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë bërë publik vendime gjykatash në kundërshtim të hapur me ligjin. Ndaj, gjejmë rastin të denoncojmë gjithashtu vendimet, në më shumë se 18 raste, të Gjykatave të Rretheve Vlorë, Elbasan, Lezhë, Tiranë, Korçë e Shkodër, ku ndaj të arrestuarve me armë pa leje, për tentativë grabitje më armë, apo duke thyer masën e sigurisë dhe duke qarkulluar me armë në qytet, janë dhënë vendime aspak në zbatim të ligjit apo në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë në vend: vendime arrest shtëpie, detyrim paraqitje, apo lirim të menjëhershëm nga salla e gjyqit" u shpreh zv. Ministri i Brendshem Besfort Lamallari në një deklaratë për median.

Ministria dhe policia apelojnë institucionet përkatëse, si dhe organin e akuzës, të reagojë për të ndërtuar kulturën e barazisë para ligjit, ndëshkimin e ashpër ndaj çdo personi të përfshirë në veprimtari kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe sidomos ndaj përsëritësve në krim dhe atyre që janë pjesë e grupeve të strukturuara kriminale.

Zv/ministri nuk dha detaje konkrete për secilin nga 18 rastet por denoncimi i sotëm është ai për ndryshimin e masës së sigurisë nga 'arrest me burg' në "arrest shtëpie" për Taulant Beqiraj i njohur dhe si Taulant Manaj.

28 vjeçari ishte kapur me armë pa leje dhe ndonëse ishte një person përsëritës dhe i njohur për rrezikshmërinë kriminale në qytetin e Vlorës gjyqtarja ka bërë zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ne-kapim-gjykata-liron-ministria-e-brendshme-denoncon-18-vendime-gjykatash

Recommended