Ora News - Lukova mes 100 fshatrave që do kenë prioritet turizmin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Konsultimi mbi planin e detajuar vendor ka zbritur në Lukovë, kreun e bashkisë së Himarës, Gjergji Goro, agjensinë e planifikimit të territorit dhe Giz.

Lukova tashmë është në listën e 100 fshatrave të cilët do të kenë prioritet turizmin. E përzgjedhur jo vetëm për natyrën por edhe arkitekturën e veçantë, Lukova do të jetë një prej 4 fshatrave të bashkisë së Himarës të cilat do të njohin ndryshime në standartin e ofrimit të shërbimeve.

Natyra e mrekullueshme, deti, mali, agroturizmi dhe arkitektura e bëjnë këtë fshat të ketë shumë për të ofruar.

Kreu i bashkisë së Himarës, Goro tha se nëpërmjet takimeve konsultuese me banorët, atyre u jepen orientimet e qarta për, si dhe ku mund të investojnë, qoftë në turizëm apo dhe guest house tashmë shumë të përhapura.

Gjergji Goro: "Ne duam të krijojmë mundësitë e zhvillimit të gjithë kësaj zone për ti dhënë qytetarëve të Lukovës një instrument në dorë, një rregullore dhe një paketë të mënyrës sesi ata mund të ndërtojnë dhe zhvillojnë zonën e tyre."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lukova-mes-100-fshatrave-qe-do-kene-prioritet-turizmin

Recommended