Ora News - Banorët e Vojnikut japin alarmin: Rrezikohemi nga ndotja dhe përmbytja!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rezervuari i Vojnikut në Dibër është shndërruar në një burim infeksionesh. Banorët atje thonë se rezervuari që mban mijë metra kub ujë nuk pastrohet prej afro 30 vitesh cka e ka shndërruar në një basen të ujëravë të ndotura që rrezikon të shpërthejë në çdo kohë për shkak se shkarkuesit janë bllokuar! Ata japin alarmin dhe kërkojnë ndërhyrje të institicioneve që e kanë harruar këtë rezervuar tashmë të shndërruar në rrezik për qindra banorë të Vojnikut!

Ngjyra në sipërfaqe fsheh ndotjen në nivel alarmant në rezervuarin e fshatit fshatit Vojnik në njësinë Administrative Maqellarë të Bashkisë së Dibrës.

Baseni që mban mijëra metra kub ujë nuk përdoret e nuk pastrohet prej vitesh, ndaj është kthyer në një rezervuar të ujërave të zeza të një pjesë të fshatit!

Por ato që jetojnë pranë tij në pjesën e poshtme të rezervuarit thonë se janë të rrezikuar nga infeksionet apo në rastin më të keq edhe një shpërthim i mundshëm, pasi shkarkuesit janë bllokuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/banoret-e-vojnikut-japin-alarmin-rrezikohemi-nga-ndotja-dhe-permbytja

Recommended