Ora News - Kamerat e sigurise filmojne autorin dhe shperthimin ne banesen e Gazmir Dacit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kamerat e sigurisë kanë filmuar një person të veshur me një xhup dhe me kapuc që largohet duke vrapuar dhe më pas duket një makinë që largohet.

Disa sekonda pasi largohet makina ndodh shpërthimi në banesën e prindëve të Gazmir Dacit.

Aktualisht Gazmir Daci ndodhet në burg duke kryer dënimin me 35 vite burg për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen rëndë të vëllait të tij Robert Kolaveri, i cili aktualisht është i paralizuar. Ngjarja ndodhi më 04.11.2015

Policia e Tiranës informon se shpërthimi ndodhi rreth orës 01:36 në rrugën ?Martin Cami? në Bathore të Tiranës.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale në katin e parë të vilës tre katëshe që sipas policisë është në emër të XH. D, babait të Gazmir Dacit, Xhevdet Daci.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kamerat-filmojne-autorin-dhe-momentin-e-shperthimit-ne-banesen-e-gazmir-dacit

Recommended