Ora News - Vetingu, nuk ka mbaruar ende "ferri" për kryetarin e Kushtetueses Bashkim Dedja
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nuk ka mbaruar ende "ferri" për kryetarin e Kushtetueses Bashkim Dedja. Komisioneri Publik ankimon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja dhe kërkon shkarkimin nga detyra, sepse nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

"Sot, më datë 26.7.2018, Komisioneri Publik, në ushtrim të funksionit të tij kushtetues, depozitoi pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ankimin ndaj vendimit nr. 24, datë 13.6.2018, për subjektin e rivlerësimit z. Bashkim Dedja.

Pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Bashkim Dedja, nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë." thuhet në njoftimin për shtyp të këtij institucioni

Ankimimi u bë 6 ditë pasi Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM i rekomandoi këtij Komisioneri ankimimin.

"Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin nr. 24, datë 13.6.2018, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vetingu-nuk-ka-mbaruar-ende-ferri-kryertarin-e-kushtetueses-bashkim-dedja
Recommended