Ora News - Teatri sjell debat tek këshilli bashkiak, opozita largohet nga mbledhja
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Debati për Teatrin Kombëtar është zhvendosur sërish sot në këshillin bashkiak të Tiranës, në mbledhjen e fundit për këtë sesion.

Opozita, PD-LSI, braktisi mbledhjen duke akuzuar kreun e bashkisë Erion Veliaj se po injoron një shqetësim të artistëve që nuk duan shembjen e teatrit.

Por në përgjigje pas largimit të opozitës, Veliaj tha se Teatri do të ndërtohet.

Ai akuzoi demokratët se kur kanë qenë në pushtet ka përvetësuar prona private me vendime qeveria.

Veliaj nga ana tjetër tha se është i gatshëm të përballet në zgjedhje me këdo por sipas tij pro9blem do të jetë me çfarë bilanci do të dalë në garë.

Kreshnik Çollaku: Në Tiranë ka një konflikt, konflikti për Teatrin. Janë përfshirë artistë, shoqëri civile, pedagogë, ndërkobnëtarë. Secili ka kauzat dhe tezat e veta, dikush e mbron dhe dikush e kundërshton. Por thelbi i këtij konflikti në gjykimin ti nuk është Teatri, ka dalë në mënyrë rastësore, i ka zënë rrugën një projekti tjetër që ka vite e vite që piqet, nuk realizohet dhe mesa duket sot po tentohet të përmbyllet. Projekti është ndërtimi i 6 kullave shumëkatëshe në zemër të Tiranës.

Erion Veliaj: Po dëgjoja çfarë thoshin kolegët e opozitës që mu duk si audicion për teatrin. Me kë bëni teatër? Me ne?Kujt i thonë këta që ju dhemb për pronën publike? Një parti që po të ishte e fuiksuar tek themelimet e partive do të kishte qëndruar tek zyra e vet në Rrugën e Kavajës. Shkoi nga rruga e Kavajës tek Toptani, nga Toptani tek SHQUP-i. E morën me një VKM, çfarë këshilli bashkiak të vendoste për SHQUP-in. Ja morën privatit, familjes Toptani.Ligji ua ka kthyert atyre, janë në gjyq me ta.

Ja vodhën një familje private. Vetë thonë, Robert Ndrenika dhe Luftar Paja aty të rrinë tek tallashi, ndërsa ne do marrim zyra tek SHQUP-i dhe e kanë zyrë partie. Ju kujtohen qendra TEN, nga zyrë e PD së njësisë 10 e rikthyem siç ishte në kohë të Edi Ramës, qendër rinore. Këta nuk pyesin as për fëmijët. Ata thonë: Bëni si them unë por mos bëni si bëj unë. Vinë këtu, do djegim mandatet. Nuk u dogj asnjë mandat.Asnjë nuk do ta humbë atë 100 mijë lekëshin, edhe pse nuk vinë, vinë vetëm sa për të thënë që erdhëm sa për të marrë lekët.

Pashë këtë javë që po lançoni kandidatët përballë nesh për vitin tjetër. Të vijë kush të dojë, Dashi, Jorida, Pollo, Paloka, të vijë Luli vetë, Shkelzeni dhe kush të dojë. Po çfarë do thonë? Katër vjet fjetën gjumë, katër vjet nuk vinë në këshill.Edhe 15% që ka u ka mbetur në Tiranë,pyetja është kjo: Çfarë idesh keni për qytetin?

Kryebashkiaku njoftoi gjithashtu se "Gjykata e Apelit validoi 6 mandatet e këshilltarëve të këshillit bashkiak".

Erion Veliaj: Deri dje thoshin nuk janë 6 mandatet, tani janë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/teatri-sjell-debat-tek-keshilli-bashkiak-opozita-largohet-nga-mbledhja
Recommended