Ora News - Drejtësia, Naço: Klasa politike i ka të gjitha mundësitë që të ulet të negociojë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lëvizja Socialiste për integrim vijon me qendrimin e saj se dialogu politik është drita jeshile për p/ligjin për magjistratët, por sipas saj mazhoranca nuk është e interesuar për t'i dhënë zgjidhje ngërçit sistemit të drejtësisë.

Naço: Klasa politike i ka të gjitha mundësitë që të ulet të negociojë dhe të japë një zgjidhje kushtetuese dhe ligjore. Jo për të bërë pazare, por për të gjetur një zgjidhje kushtetuese dhe ligjore.

Por deputeti i LSI-së Nasip Naço tregon që nësë Presidenti i Repubklikës dekreton ligjin për Teatrin, Gramoz Ruçi do të mbledhë Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme.

Naço: Gojët e liga thonë se do të kthehen nga pushimet nëse Presidenti do kthejë ligjin për teatrin. Ata janë të interesuar dhe të jeni të bindur që do vijnë dhe për reformën në drejtësi nuk janë të interesuar, sepse ata kanë mesinë mbi tokë, Edi Ramën.

Naço shprehet se 7 kushtet e Bashës për marrëveshje janë vetëm të Partisë Demokratike dhe disa prej tyre mund të jenë edhe të negociueshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/drejtesia-naco-klasa-politike-i-ka-te-gjitha-mundesite-qe-te-ulet-te-negocioje

Recommended