Ora News - Emigranti shqiptar në Greqi: Ndodhi shpejt, brenda 1 ore u dogj gjithçka

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Athina po jeton orë dramatike. Një shqiptar që banon afër zonës së përfshirë nga zjarri tha në një lidhje telefonike për Ora News se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe brenda orës shkrumboi çdo gjë.

Nikoll Boci: Jetoj në qytetin Namaki, zona është shumë afër zjarrit. Me shokët tanë që jetojmë në një pallat, donim të shkonim të ndihmonim patriotët tanë që rrinë atje, kanë shtëpitë.

Nuk na lejoi policia.Është shkrumbuar gjithçka, me shtëpia, çdo gjë. Ka qenë zonë shumë e mirë me pisha, vend turistik.

Hipëm në tarracën e pallatit katër katësh ku jetojmë dhe pamë zjarrin. Në fillim zjarri ishte i vogël por nga era u përhap me shpejtësi, për një orë u dogj gjithçka.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/emigranti-shqiptar-ne-greqi-ndodhi-shpejt-brenda-1-ore-u-dogj-gjithcka

Recommended