Manja: Profetët juridikë të opozitës po spekulojnë, s’ka dialog për të zhbërë reformën

  • 6 years ago
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja i është përgjigjur nga jashtë Kuvendit, shqetësimit të ngritur nga zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama. Manja ka thënë se sistemi i drejtësisë nuk është në kolaps, pasi sipas tij, reforma dhe ligjet e saj, i kanë të përcaktuara rrugët e zhbllokimit të ngërçeve si në Gjykatën Kushtetuese edhe në emërimin e magjistratëve të rinj.

Siç është diskutuar këto ditë në media, ligji për shkollën e magjistraturës dhe emërimin e 16 magjistratëve që janë emëruar në qershor. Projektligj tejet i rëndësishëm i karakterit juridik, është votuar një herë në mandatin që iku bashkë me LSI. Meqë dy organe s?janë krijuar për të bërë emërimin e magjistratëve, propozimi ynë sot është që ta bëjë direk ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ne s?i kemi këto vota, por ta shohim njëri-tjetrin në sy e të themi disa të vërteta për Reformën në Drejtësi dhe zbatimin e saj. nuk është kuptuar procesi siç duhet. Po spekulohet politikisht. Njerëzit pyesin pse opozita s?voton, teoria është e qartë. Teoria e kolapsimit të Reformës në Drejtësi, nuk është teori juridike. Është teori e opozitës, që ditën e parë pas votimit u bë pishman. Nga opozita na kanë dalë profetë juridikë që thonë se e kishin parashikuar si do kolapsohej reforma në drejtësi. S?ka profetë e kryeprofetë që ia mbush mendjen shqiptarëve se reforma në drejtësi, s?është kryereforma.

Recommended