Rama - opozites: Dialog per Reformen Zgjedhore
  • 6 years ago
Pa e përmendur në asnjë rresht protestën e opozitës përpara zyrës së tij të shtunën e 27 Janarit, Kryeministri i ka ofruar asaj sërish mundësinë për të dialoguar si për axhendën e integrimit ashtu dhe reformen zgjedhore.

Ndërkohë që opozita ka të gjithë të drejtën e saj të ketë një kalendar dhe një axhendë që nuk përputhet me fokusin 100%, që e gjithë klasa politike duhet të ketë në këtë proces për ta garantuar hapjen e negociatave, ne kemi detyrimin të vazhdojmë të përpiqemi për të krijuar kushte për dialog me opozitën. Sigurisht që dialogu zhvillohet mbi tema të interesit kombëtar, të interesit publik, të interesit të përbashkët të të gjithë përfaqësuesve politikë të popullit shqiptar.

Nëse në temën e drejtësisë, opozita ka qenë vijimësisht në një pozicion anti-historik, kjo sigurisht është një përgjegjësi e saj, por shpresoj dhe uroj që në temën e reformës zgjedhore të ketë dialog, të ketë proces dhe të ketë një sens urgjencë nga palët, për të mos i lënë çështjet e reformës zgjedhore për në momentin e fundit.

Si në mbledhjen e grupit parlamentar, ashtu dhe në një takim të organizuar nga fondacioni "Qemal Stafa", kryeministri shprehu hapur disa herë optimizimin për çeljen e negociatave të anëtarësimit në pranverë. Pa modesti Rama deklaron se nëse kjo ndodh, është merita e Partisë Socialiste e cila sipas tij është e udhëhequr vetëm nga interesi kombëtar.

"Thyemë ne embargon me Serbinë e Milosheviçit, Rambujen, UÇK, marrëveshja e detit".

Të rinjve të shkollës politike të selisë rozë, Rama iu kërkojë të krijojnë ura bashkëpunimi me themeluesit e Partisë Socialiste, kontribues të vyer për ndërtimin e shtetit ku nënvizoi disa emra mes të cilëve atë të Fatos Nanos.

Të rinjtë e fondacionit "Qemal Stafa" Kryeministri i njohu dhe me drejtuesen e re të kësaj shkolle politike, që është Teuta Voda që do të zëvendesojë Sajmir Tahirin, i vetmi pozicion në parti që ende nuk i ishte hequr pasi u përjashtua nga grupi socialist.
Recommended