Report TV -Gafa e deputetit të opozitës së re, Maliqi: Ulsiun po e heton BILD-i
  • 5 years ago
Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi, duke akuzuar mazhorancën nga foltorja e parlamentit për shkarkimin e presidenit Meta ka bërë një gafë të rëndë. ?Në krye të komisionit hetimor, është Ulsiu që po hetohet nga BILDI-i?, tha ai mes të tjerash. Teleshikuesit duhet të jenë çuditur me këtë deklaratë, sepse BILD-i është një gazetë gjermane dhe nuk është as gjykatë as prokurori. Përmes gazetarit Peter Tiede, gazeta ka publikuar përgjimet për fushatën elektorale 2017, por vetëm kaq.

Ajo nuk ka asnjë tagër të hetojë apo të gjykojë dikë, aq më pak duke qënë një media e huaj. Mesa duket, deputetët duhet të kenë kujdes për çfarë thonë sepse, në fund të fundit, janë përfaqësuesit e popullit.
Recommended