Ora News - Makina përplas për vdekje të moshuarin në autostradën Durrës-Tiranë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në kilometrin e 6 të autostradës Durrës-Tiranë.

Raportohet se një automjet tip 'Volkswagen'ka përplasur një këmbësor, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Viktima është shtetasi H.J. 88 vjeç.

"Më datë 23.07.2018, rreth orës 08:10 në autostradën Durrës -Sukth, tek Mbikalimi i Rrashbullit shtetasi S.M. 69 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Voslwagen ka aksidentuar shtetasin këmbësor H.J. 88 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë" informon policia.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit Volkswagen për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/makina-perplas-vdekje-te-moshuarin-ne-autostraden-durres-tirane

Recommended