BOOM: Bashkia e Gramshit, vendi ku punonjësit harrojnë te dalin në pension

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe pse mosha e daljes në pension për gratë është 60 vjeç e 8 muaj ndërsa për burrat 65 vjeç ky ligj mbetet i shkruar vetëm në letër, sepse në Bashkin e Gramshit nuk gjen zbatim.

Nga një vëzhgim i BOOM rezulton se në këtë bashki janë të paktën 3 punonjës që edhe pse e kanë mbushur moshën e pensionit vazhdojnë të punojnë në ketë institucion.

Me konkretisht Afërdita Doko Përgjegjëse e Sektorit të Tatim-Taksave, Enver Qose Zv/Kryetari i Bashkise dhe Fatos Shuli Inspektor I Shërbimeve Publike kanë mbushur moshën e pensionit, por ende vazhdojnë punën.

Ndërkohe që qindra të rinj të diplomuar janë në kërkim të një vendi pune kjo Bashki shkel çdo ligj duke mbajtur në punë personel i cili ka mbushur moshen e pensionit.

Gazetarja e BOOM ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Gramosh, i cili thotë se posti i nënkryetarit është politik dhe e vedos kryetarja.

Gazetarja-Në Bashkinë e Gramshit janë minimalisht 3 punonjës të cilët kanë mbushur moshën e pensionit por aktualisht vazhdojnë punë. Më konkretisht Enver Qosja Nën Kryetari i Bashkisë 68 vjeç, Afërdita Doku dhe Fatos Shuli Përgjegjes i shërbimeve 66 vjeç. Të gjithë këto persona duhet të ishin në pension tani.

Sekretari i Përgjithshëm ? Lidhur me Nën Kryetarin e Bashkisë është Enver Qosja. Ai është pozicion politik më tepër dhe kryetarja mund ta mbajë jashtë pensionit, megjithatë ai po i bën procedurat e pensionit. Afërdita Doka po rri se është me statusin e nënpunsit civil përgjegjsja e taksave.

Gazetarja- Po Fatos Shuli? E njejta gjë, duhet të kishte dale në pension vazhdon punën aktualisht.

Sekretari i Përgjithshëm ? Unë e di që ky po i bën letrat e pensionit. Nuk e di pse ?? Kryetarja i mban për faktin sa të bëjë letrat e pensionit zgjat 2-3 muaj. Kur e ka mbushur ky Fatos Shuli?

Gazetarja- Fatos Shuli, 10 prill 2018.

Sekretari i Përgjithshëm ? Automatikisht që do largohet, por me sa duket vonohet vetëm për procedure që mos t?i lërë dhe Kryetarja pezull 2-3 muaj sa të bëhet dokumentacioni.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-bashkia-e-gramshit-vendi-ku-punonjesit-harrojne-te-dalin-ne-pension

Recommended