Ora News - Negociatat, Hahn: Nuk ka kushte të reja, mos humbni asnjë ditë!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioneri për zgjerim në BE, Johanes Hahn garantoi se nuk ka asnjë kusht të ri për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ky proces tha Hahn bëhet dhe do të bëhet me çdo vend kandidat për në BE.

Ai bëri thirrje që institucionet mos humbasin asnjë ditë. "Njerëzit janë me pushime, por jo institucionet" u shpreh Hahn në konferencë me Ramën.

Hahn: Nuk po fusim asnjë kusht të ri, ajo që po bëjmë është një proces i cili është zhvilluar në çdo vend tjetër kandidat. Sepse në fillim të këtij procesi na duhet të identifikojmë ku qendron vendi në legjislacionin e vet krahasuar me legjislacionin europian

Vettingu psh, ishte një element thelbësor me rëndësi në kuadër të fushës të së drejtës. Por është një pjesë e mozaikut. Ajo që po bëjmë është të kryejmë një proces gjithëpërfshirës se ku qëndron vendi.

Kjo është arsye që e theksoj se sa më e mirë të jetë cilësia e këtij procesi analitik, sa më shumë të paraprihet dhe të bëhet, do të jetë më mirë për nisjen e negociatave për secilin kapitull. Është një gjë që duhet bërë me çdo vend. Nuk është një qasje e posaçme. Mos humbni asnjë ditë, nisin sa më parë të jetë e mundur. Njerëzit janë me pushime, por jo institucionet.

Ndërsa kryeministri Rama u shpreh i bindur se në qershor të 2019 do të hapen negociatat.

Rama: Komisioni është objektiviteti teknik, Këshilli Europian është subjektiviteti politik. Bashkimi i këtyre të dyjave ka ndodhur dhe është shkuar e zeza mbi të bardhë që Shqipëria dhe Maqedonia në qershor do të çelin negociatat dhe pastaj do të vazhdojmë më tutje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hahn-nuk-ka-kushte-te-reja-mos-humbni-asnje-dite

Recommended