Report Tv - Kafenetë e kryeqytetit, vendi që nuk 'braktiset' në asnjë ditë të javës

  • 5 years ago
Kafenetë shqiptare, sidomos në kryeqytet, janë të mbushura plot me të rinj në çdo ditë të javës.

Disa prej të rinjve në kryeqytet pohojnë se kohën e lirë në përgjithësi e kalojnë në kafene, qoftë për të lexuar, për të shfrytëzuar internetin, ose për të kaluar kohën me miq.

?Ka të rinj që janë përtacë prandaj rrinë në kafene ose nuk kanë punë. Edhe ne kohën e lirë më së shumti e kalojmë në kafene?, shprehen të rinjtë.

Shqipëria, së fundmi, është renditur si vendi me numrin më të lartë të kafeneve për numrin e popullsisë duke ia kaluar dhe Spanjës, që ka pasur për shumë vite rekordin. Në raport me numrin e popullsisë, në Shqipëri ka 654 bar-kafe për 100 mijë banorë, ose 1 bar kafe për 152 banorë.

Recommended