Ora News - Nis rehabilitimi i Unazës së Mesme për automjetet dhe shtimi i korsive për biçikletat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në tetë lagje të bashkisë së Tiranës ka nisur puna për krijimin e hapësirës së dedikuar për qarkullimin me biçikleta.

Në inspektimin e punimeve, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, theksoi se Tirana do të vazhdojë me këtë ritëm të modernizimit edhe për Teatrin e ri Kombëtar dhe Piramidën.

Veliaj: Kantieri që është hapur sot është një kantier fantastik sepse sjell një revolucion në mënyrën e transportit publik në Tiranë. Duke filluar nga Brryli, te Ministria e Jashtme e deri te ?Vasil Shanto?, pjesa e korsisë së lumit të Lanës do të jetë e dedikuar për biçikleta, ndërsa pjesa tjetër për transportin publik dhe makinat private. Autobusi do të ketë korsi të dedikuar në ato pjesë të Unazës ku zakonisht ka edhe trafikun më të madh ose ka edhe më shumë semaforë. Duke bërë këto ndërhyrje, inkurajojmë një transport alternativ.

Veliaj nuk kurseu akuzat për administratën e shkuar.

Veliaj: E patëm një alternativë që s?prekte gjë me dorë dhe flinte gjumë. E kishim katër vjet dhe e dimë si përfundoi. Jam shumë i bindur se Tirana do të vazhdojë ritmin e modernizimit. Siç kishim debat për Parkun e Liqenit, ja ku është sot; siç kishim debat për Pazarin e Ri, ja ku është sot; siç kishim debat për sheshin ?Skënderbej?, ja çmimet që po merr sot; siç kishim debat për Bulevardin e Ri, ja aksi i hapur për Tiranën e 50 viteve në vazhdim. Ashtu do të kemi edhe një Teatër të ri, do të kemi një Piramidë të re. Vënia dorë në qytet sjell progres, ndryshim, modernizim dhe prosperitet për Tiranën.

Për Veliajn, projektet e reja gjithnjë krijojnë debat.

Veliaj: E di që do kemi gjithmonë debate për punët e mëdha në Tiranë. Mbaj mend, përpara 3 vitesh kur sapo morëm mandatin për të qeverisur dhe për ta ndryshuar Tiranën, për ta kthyer në punë, një nga ankesat ishte: S?kemi shesh, s?kemi Pazar, s?kemi teatër, s?kemi bulevard. Tani që fillojmë t?i bëjmë këto punë, del një tjetër lloj lëvizje e cila thotë: Mos ma prek liqenin, mos ma prek parkun, mos ma prek bulevardin, mos ma prek sheshin, mos ma prek pazarin, mos ma prek teatrin. Pyetja është: Nëse duam ndryshim! Por, si bëhet ndryshimi nëse s?i prekim gjërat me dorë.

Investimi parashikon ndërhyrjen në disa segmente të Unazës për përmirësimin e qarkullimit të automjeteve në disa kryqëzime, duke realizuar një korsi të dedikuar për biçikleta përgjatë bulevardit ?Zhan D?Ark? dhe bulevardit ?Gjergj Fishta?, si dhe duke riasfaltuar segmentet e amortizuara të Unazës së Mesme.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nis-rehabilitimi-i-unazes-se-mesme-automjetet-dhe-shtimi-i-korsive-bicikletat

Recommended