Ora News - Shkodër, ish-polici dhe bashkëjetuesja gjenden të vrarë në makinë, shpëton fëmija 1 vjeç

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-efektivi i policisë Boran Berçana dhe bashkëjetuesja e tij Silvana Ndoci u ekzekutuan në Shkodër, ndërsa çifti i të rinjve arriti të shpëtojë me trup fëmijën 1 vjeç e gjysmë nga breshëria e plumbave me të cilën u përballën pranë shtëpisë ku jetonin.

Shkodra është tronditur mëngjesin e së dielës nga një vrasje e dyfishtë me armë zjarri, që i mori jetën Boran Berçanës 30 vjeç, ish-efektiv i policisë së këtij qyteti dhe bashkëjetueses Silvana Ndoci 25 vjeçe, ndërsa mrekullisht ka shpëtuar fëmija 1 vjeç e gjysëm që ndodhej në prehrin e nënës.

20 plumba të një arme zjarri automatike me silenciator janë zbrazur ndaj çiftit të të rinjve që ndodheshin brenda në automjetin tip ?Benz? me targë AA 006 HA, në lagjen ?Naim Gjylbegu?, ndërsa po hynin në banesën e tyre që jetonin prej 7 muajsh me qira, në katin e tretë të një pallati.

Autorët siç duket kanë qënë në dijeni të lëvizjes së Berçanës, duke e ruajtur në një moment që në zonë ka lëvizje të pakta, diku pak pas mesnate dhe e kanë qëlluar me bresheri, duke e lënë të vdekur në vend atë dhe bashkëshorten.

Plumbat i kanë goditur në kokë dhe disa pjesë të trupit. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, sipas grupit hetimor Berçana sapo ka parë autorin t?i afrohej automjetit, ka tentuar t?i ktheje shpinën, duke marrë pozicion mbrojtës ndaj gruas dhe djalit, por plumbat që e kanë përshkuar trupin e tij, goditën edhe 25 vjeçaren.

Vetëm në mëngjes rreth orës 06:40 minuta policia është njoftuar nga banorët e zonës për skenën e krimit dhe menjeherë nisën hetimet për këtë vrasje.

Fëmija u dërgua në spital dhe pasi u konstatua se nuk ka asnjë dëmtim, u tërhoq nga të afërm të Berçanës.

Grupi hetimor sekuestroi pamjet filmike të disa subjekteve përreth, ku një ndihmë të madhe pritet të japë edhe një kamera fare pranë makinës ku u vranë çifti, që mund të ketë filmuar hyrjen e autoreve nga tuneli i pallatit.

Megjithatë detajet që ka policia janë të pakta, ndërsa vetëm pak orë pas ngjarjes në by-passin e qytetit, u gjet e djegur një makinë tip "Benz" dhe një armë zjarri automatike, që dyshohet se është përdorur nga autorët e këtij krimi.

Shkrumbimi i saj është bërë me qëllim humbjen e gjurmeve, por i mbetet grupit hetimor të zbulojë diçka më shumë.

Boran Berçana mësohet se ka qenë pjesë e strukturës së policisë, fillimisht tek krimet e më pas në sektorin e rendit publik.

Nga Shkodra ai u transferua në Fushë Arrëz dhe përpara procesit të vettingut kishte dhënë dorëheqjen.

Për pak kohë kishte udhëtuar drejt Frances e më pas është rikthyer në vendlindje.

Deri më tani nuk ka asnjë pistë apo të shoqeruar nga policia për ngjarjen, që mbetet një nga më të rëndat.

Pronari i shtëpisë ku jetonte Berçana me gruan dhe djalin tregon se e ka njohur shumë pak dhe për aq sa kishin kontakt, ishin persona të rregullt në pagesa.

Nuri Vreto: Kanë qenë të rregullt

Boran Brecana nuk rezulton i proceduar brenda radheve te policisë, ndërsa nuk ka bërë asnjë denoncim ne polici për ...

Recommended