Ora News - MB: Shqipëria jashtë hartës së kanabisit, ja e vërteta e raportit të Antidrogës italiane
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Brendshme ka reaguar për deklaratat, spekulimet dhe keqinterpretimet lidhur me gjetjeve të raportit vjetor të Drejtorisë Qendrore të Shërbimi Antidrogë Italian.

Në një deklaratë për mediat, MB thotë se Shqipëria nuk është më në listën e vendeve që kultivojnë kanabis, e konfirmuar nga raporti i monitorimit ajror të Guardia di Finanza-s italiane, në fundvitin e kaluar.

Për Ministrinë e Brendshme, kjo është një betejë e fituar në vitin 2017 dhe po konsolidohet në vitin në vazhdim kur jemi në zbatim të protokollit operativ për fluturimet ajrore duke monitoruar territorin me policinë italiane dhe asistencen e BE-së.

"Siç është pranuar, 2016 ishte një vit problematik për shumë arsye, që janë bërë pjesë e analizës së punës së Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit dhe nuk rezultoi efikas në parandalimin e kultivimit të kanabisit. Por gjithsesi nuk mund të krahasohet me përmasat shqetësuese të fenomenit përpara 2013, e evidentuar në raportet GdF. Kjo solli një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike të gatshme për treg, në vitin pasardhës.

Në vijim të një analize të thellë dhe të kujdesshme, Qeveria miratoi Planin Kombëtar Antikanabis 2017-2020,me përfshirjen e gjithë institucioneve dhe asistencë ndërkombëtare. Policia e Shtetit ka rritur bashkëpunimin me partnerët, kryesisht me Italinë në operacione të përbashkëta për të identifikuar dhe goditur rastet e trafikimit të narkotikëve".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ministria-e-brendshme-shqiperia-jashte-hartes-se-kanabisit-ja-e-verteta-e-raportit-te-antidroges-italiane
Recommended