Ora News - Ndërtimi i aeroportit të Kukësit, kompania që mori bonusin do të investojë 6.7 mln euro

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kompania e cila ka fituar bonusin për ndërtimin e aeroportit të Kukësit do të investojë në total 6.7 mln euro. Burime nga Ministria e Infrastruktuës bëjnë me dije se ndërhyrjet që janë propozuar parashikojnë zgjatjen e pistës dhe ndërtesën e terminalit, ndërtimin e pikave të karburantit, ndërtimet e zonave të magazinimit dhe parkimit si dhe blerjen e pajisjeve.Ndërtimi i këtij aeroporti pritet të ndikojë në uljen e çmimittë biletave.

Kompania e cila dorëzoi një ofertë të pakërkuar për marrjen me koncesion të aeroportit të Kukësit parashikon të investojë në total 6.7 mln euro.Burime nga Ministria e Infrastrukturës bëjnë me dije se bashkimi i kompanive që ka fituar bonusin prej tetë pikësh do të ndërhyjë në zgjatjen e pistës dhe ndërtesën e terminalit, pikën e karburantit, ndërtimet e zonave të magazinimit dhe parkimit si dhe blerjen e pajisjeve.

Me rehabilitimin dhe nisjen e operimit, pritshmëria është që aeroporti i Kukësit do të sjellë dhe uljen e tarifave të biletave për udhëtime ndërkombëtare për qytetarët.

Në propozim parashikohet që aeroporti i Kukësit do të ketë qëllim të funksionojë si aeroport për transportuesit me kosto të ulët, duke qenë se për nga infrastruktura dhe teknologjia e tij, i përshtatet modelit të biznesit të linjave ajrore me kosto të ulët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndertimi-i-aeroportit-te-kukesit-kompania-qe-mori-bonusin-do-te-investoje-67-mln-euro

Recommended