‘Unaza e Re’, PD: Aferë korruptive, kompania guackë përfitoi 18 mln Euro

  • 5 years ago
Një aferë korruptive e konsideroi PD, Projektin e ri të ?Unazës së Re?, të nisur nga qëveria në kuadër të zgjerimit dhe rehabilitimit të segmentit të ri të Unazës së Madhe në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa reagoi në lidhje me prishjen e disa ndërtesave në kuadër të projektit ku deklaroi se ?Unaza e Re? është një skandal korruptiv, pas së cilës fshihet një aferë që i jep 18 milionë euro një kompanie, me pronarë të panjohur.

Sipas saj, tenderi në total 40 milionë euro ka fitues të paracaktuar, që është caktuar përmes një gare fiktive.

"Skandali i aferës tek Unaza e Re thellohet edhe më shumë nga shpallja fituese e bashkimit të një kompanie guaskë, DH Albania, pronarët e së cilës janë të panjohur, me një kompani shqiptare, BIba X, që vazhdimisht ka qenë nën sekuestro për mos shlyerje borxhesh. Ky konsorcium ka fituar pjesën e luanit në tender, 18 milionë euro. Janë 40 milionë euro të shpërndarë praktikisht pa garë tek tre kompani, të cilat janë shpallur fituese, sepse pjesëmarrësja e dytë në tender, nuk ka dhënë asnjë ofertë, tha Ina Zhupa.

Recommended