Report Tv - Vetingu/Konfirmohet në detyrë prokurori Kosta Beluri

  • 6 years ago
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Kosta Beluri, pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme. Në seancën e kaluar të Vettingut, trupa deklaroi se prokurori kishte pushuar një cështje për korrupsion ndaj gjyqtarit Admir Thanza. KPK deklaroi se procedimi penal ishte i paargumentuar, ndërsa do të jetë drejtoria e inspektimit që do të vlerësojë nëse ka pasur shkelje. ?Procedimi penal ndaj Admir Thanzës të shkojë për inspektim pranë institucionit kompetent nëse ka apo jo shkelje?. Beluri e kaloi pa problem testin e pasurisë dhe të pastërtisë së figurës. Ai ka punuar si zv.prokuror i Tiranës në vitet 1999-2004 dhe si drejtor i Luftës kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit në vitet 2004-2007. Aktualisht ai është prokuror në Sektorin e Verifikimit të Integritetit, sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Kosta Beluri është kandidat për Keshillin e Larte te Prokurorise.

Recommended