Ora News - Panariti: Të mos përlyhet emri im, neveris çdo lloj tendence spekulative

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas akuzave të hedhura në drejtim të tij nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, për ndërrimin e kartës së deputetit Bitri me atë të Vangjel Tavos në votimin e ligjit për Teatrin, Edmond Panariti jep të vërtetën e tij për ngjarjen.

I ftuar në Ora News, ish-Ministri dhe deputeti i LSI-së tha se pamjet e publikuara nga zoti Balla përkojnë me nisjen e seancës, teksa votimi ka ndodhur 10 orë më vonë.

Nga ana tjetër ai tha se vendi ku ishte ulur deputeti Bitri ishte rezervuar për Vangjel Tavon, pasi Bitri nuk ëhstë më pjesë e grupit të LSI-së por deputet i pavarur.

Panariti tha se Bitri duhet të dëshmojë që në momentin që është ulur ka hequr kartën e zotit Tavo dhe ka përdorur kartën e tij të deputetit.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/panariti-sqaron-nderrimin-e-kartes-ne-kuvend-balla-te-publikoje-videon-e-plote

Recommended