Ora News - Rruga Fier-Cakran, pa barriera mbrojtëse

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rruga Fier-Cakran, nuk ka elementë sigurie në një pjesë të konsiderueshme të aksit 25 kilometra të gjatë që në disa pjesë kalon në një terren të thyer. Drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës thonë se shqetësimi kryesor është mungesa e barrierave anësore, të cilat janë vjedhur ose dëmtuar ndër vite. Mungesa e sinjalistikës vertikale është një tjetër problematikë për të cilën kërkohet ndërhyrje.

Mungesa e barrierave anësore në pjesën më të madhe të rrugës është shqetësimi kryesor për ata që udhëtojnë në aksin Fier-Cakran.

Në pjesën më të madhe të aksit me gjatësi 25 km, barrierat janë vjedhur ose thyer, ndërsa prania e barrierave është domosdoshmëri për shkak të terrenit të thyer ku kalon rruga.

Por përveç barrierave, në një pjesë të rrugës mungon edhe sinjalistika vertikale, çka e bën të rrezikshme qarkullimin siç thonë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këtë aks.

Nga ana tjetër rruga është në gjendje të mirë nga ana infrastrukturore, ndaj banorët e zonës apelojnë për vendosjen e barrierave mbrojtëse dhe elementëve të tjerë të sigurisë në rrugë për të shmangur kështu rrezikun e aksidenteve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rruga-fier-cakran-pa-barriera-mbrojtese

Recommended