Radhë të gjata për të marrë ndihmën ekonomike në Shkodër, Voltana Ademi: Të ndërhyjë shteti

  • 6 years ago
Prej më shumë se dy javësh, njerëzit në nevojë në Shkodër presin më orë të tëra në radhë për të bërë aplikimin e ndihmës ekonomike, ndërsa pëfituesit e saj, pagesën prej 3 mijë lekësh. Një situatë e tillë është prezente në çdo fillim muaji.

Qytetarët thonë se zënë radhë që në orën 5 të mëngjesit, duke fajësuar institucionet për këtë gjendje.

Pak ditë më parë, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, kërkoi ndërhyrjen e Shërbimit Social Shtetëror për këtë situatë.

Por Shërbimi Social ka fajësar administratorët shtetëror për zvarritjen e aplikimeve. Në këtë përplasje institucionesh, ata që vuajnë janë 2095 përfituesit e ndihmës ekonomike.

Recommended