Ora News - Tabaku: PD, masa ekstreme në mbrojtje të Teatrit, drafti u hartua nga biznesi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, në një intervistë për Ora News, thotë se ligji për teatrin e ri nuk u hartua nga qeveria por erdhi i gatshëm nga zyraT e biznesit. Ky moment sipas saj, hap precedent të rrezikshëm, duke e kthyer shtetin thjesht në noter të oligarkëve dhe klientëve.

Tabaku: Pjesën më të madhe të seancës, ministrat dhe deputetët nuk ishin as për ta mbrojtur dhe tregun me të vërtetë se nuk e hartuan ata projektligjin, por ka ardhur nga zyrat e një biznesi. Tregun një precedentë, që një biznes bën një propozim të pa kërkuar dhe Parlamenti mblidhet për ta miratuar këtë propozim që i hap rrugë një vjedhjeje.

Në emër të Partisë Demokratike,Tabaku, paralajmëroi masa ekstreme në mbrojtje të Teatrit. Nuk specifikoi mjetet që do përdoren, duke theksuar se çdo opsion sot ndodhet për diskutim në tryezë.

Tabaku: Masat e PD-së do të jenë ekstreme. Sigurisht në mbështetje të artistëve dhe qytetarëve të Tiranës, duke vazhduar që nga protesta deri tek aksioni ligjor, duke vazhduar njëkohësisht edhe me masa drastike në ditët dhe javët në vijim.

Tabaku, tha se Partia Demokratike nesër në qeveri është vendosur të zhbëj çdo koncesion apo kontratë që cenon interesin e qytetarëve.

Tabaku: Në qoftë se Edi Rama zgjedh të vjedhë me ligj, po me ligj do ta zhbëjmë. Do të jetë shumë e afërt dita që Partia Demokratike do të qeverisë këtë vend.

Deputetja demokrate e cila është e angazhuar në çështjet e integrimit, tha se është pikërisht sjellja e qeverisë me pronat, korrupsionin dhe krimin që pengoi çeljen e negociatave.

Tabaku: PD në çdo podium ndërkombëtar ka lobuar fort që Shqipërisë t'i jepet mundësia, jo se e meriton qeveria, por se e meritojnë qytetarët.

Edhe pse është shkelur udhëzimi i kryetarit të partisë demokratike Luzlim Basha për zgjedhjet në parti, Jorida Tabaku, tha se ky proces po vijon ndërsa sipas saj Partia Demokratike, e tashmë ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore. Interesi kryesor i opozitës tha ajo, mbetet reforma zgjedhore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tabaku-pd-masa-ekstreme-ne-mbrojtje-te-teatrit-drafti-u-hartua-nga-biznesi

Recommended