Evakuohet në Ankara studentja e fundit shqiptare në Wuhan! Turqia masa 'ekstreme' sigurie

  • 4 years ago
TURQI- Evakuohet studentja e fundit shqiptare nga qyteti kinez Wuhan ku ka shpërthyer virusi vdekjeprurës koronavirusi! Avioni turk me 42 persona, pjesë e së cilës është edhe shqiptarja, Silva ka mbërritur në Ankara. Të gjithë personat në bord i janë nënshtruar një kontrolli të rreptë nga autoritetet turke, teksa mësohet se ato do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë rresht, që është dhe koha kur virusi shfaq shenjat.

Ato u janë nënshtruar kontrolle në Kinë dhe nuk kanë rezultuar që janë prekur nga ky "virus" që ka frikësuar të gjithë botën, e megjithatë do t'i nënshtrohen një testi të dytë edhe në Ankara.

Recommended