Ora News - Tiranë, 29 vjeçari arrestohet me “Zastava” në çantën e shpinës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 29 vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi qarkullonte me armë pa leje. Në pranga përfundoi Leonardo Rakipllari, banues në kryeqytet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ?Audi?, në rrugën ?Isuf Elezi?, pasagjerit të mjetit, shtetasit Leonard Rakipllari, i është gjetur në çantën e tij të krahut, një armë zjarri e llojit pistoletë tip ?Zastava?, të cilën e mbante pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe një krehër me 12 copë fishekë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ''Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit''.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirane-29-vjecari-arrestohet-me-zastava-ne-canten-e-shpines

Recommended