Ora News- Artistët protestë jashtë Kuvendit kundër shembjes së Teatrit Kombëtar
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Projektligji për Teatrin Kombëtar përveç debateve mes opozitës dhe mazhorancës ka sjellë edhe protestën e artistëve para Parlamentit kundër shembjes së godinës. Aktorët i kërkuan qeverisë dhe në veçanti Ministres së Kulturës që të tërhiqen nga ky projektligj pasi është kundër interesave kombëtare të vendit.

Me këngë dhe valle, artistët protestuan para Parlamentit kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Trupa e artistëve, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarët nisen protestën në të njëjtën orë me sEancen plenare ku po diskutohej pr/ligji. Ata i kërkuan qeverisë dhe deputetëve të mazhoranës të tërhiqen nga shembja e godinës së Teatrit.

Neritan Liçaj: Jemi kategorikisht kundër këtij projektligji të paraqitur në fshehtësi me procedura të përshpejtuara. Kërkojmë kthimin mbrapsht konform procedurave të këtij projektligji, duke e tërhequr atë siç e parashikon ligji.

Bujar Asqeriu: Dhëmbët tuaj nëse i ngulen atij teatri nuk do të harrohen kurrë prandaj mos e kafshoni teatrin. Ju bëj thirrje për herë të fundit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ligji-teatrin-sot-ne-parlament-opozita-e-kundershton
Recommended