Ora News - Mbi 400 tërmete në 24 orë, sizmologët: Ruani qetësinë, mos nxitoni të dilni nga godina

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në 24 orët që pasuan tërmetin e së mërkurës janë janë shënuar 412 aktivitetet sizmike, me intensitet të ulët dhe thuajse të pandjeshëm.

Mëngjesin e së enjtes, termeti me intensitet më të lartë ka qenë ai i orës 6 të mëngjesit, 3.9 i shkallës righter në zonën e Gjirit të Lalëzit. Dr.Edmond Dushi, sizmolog në Institutin e Gjeoshkencave thotë se aktiviteti sizmik vijon të jetë aktiv.

Edmond Dushi: "Vijon të jetë në të njëtën zonë me të njëjtat karakteristika si tërmet dhe intensiteti i goditjeve ka ardhur duke u zvogëluar, nuk kemi më atë shpeshtësi që kishim por ka qenë më i rrallë dhe i distancuar në kohë, nuk kanë qenë aq të shpeshta.

Zona është ende aktive, por ka zona të tjera tektonike ngjitur por duke parë vetëm për spotin në fjalë, duke parë që aktiviteti ka ardhur duke u zvogëluar qoftë në magnitutë, qoftë në frekuenë të ndodhjes së ngjarjeve, mendoj që në këtë moment është duke u shuar."

Në panik, pas lëkundjeve të parë njerëzit kanë tendencën të lënë shtëpinë apo vendin e punës për të nxituar të dalë në ambientet e jashtë të godinës. Në fakt ekspertët rekomandojnë që në raste të tilla të ruhet qetësia, dhe të mos tentoni të dilni.

Edmond Dushi: "Në ndërtesat e larta duhet kujdes pasi nuk lejohet përdorimi i ashensorit, duhet të kenë parasysh që shkallët janë problematike. Shpeshherë kur tërmetet janë ndjekin njëri-tjetrin në mnëyrë shumë të menjëhershme, ndaj duhet të presim në zonat ku janë më të mbrojtura, si pjesa e sheshpushimeve që janë më të mbrojtura në raport me pjesët e tjera që kanë muraturë. Por edhe të sigurohen mirë që goditja ka përfunduar pastaj të vazhdojnë të zhvendosen gjithmonë nga shkallët."

Por tërmeti ka lënë pasoja dhe panik tek ata që jetojnë në zonën ku u shënua epiqendra. Në familjen Kurti në Manëz, kjo ka qenë një natë e frikshme.

Familja Kurti: "Kanë qenë duke luajtur në krevat, por në momentin e tërmetit janë futur poshtë krevatit sepse do ti binin tjegullat e do ti kishin mbytur fëmijët. Akoma dridhemi."

Aktivitetet sizmike nuk kanë shkaqe të tjera përveç atyre natyrore. Sizmologët thonë se arsyeja e tyre është përplasja e mikropllakave të Adriatikut, të cilat janë pjesë e dy pllakave të mëdha kontinentale, që janë pllaka Afrikane dhe ato Euroazitike. Si pasojë e lëvizjes, ato goditen në buzët e tyre dhe tensionojnë, sforcojnë, pjesët e brendshme dhe për pasojë në ato pjesë ku nuk mbahet ky sforcim, toka në ato pjesë këputet dhe ndodh feonmeni që ne e quajmë tërmet.

Mini-tërmetet ndodhin gjatë gjithë kohës në të gjithë territorin e Shqipërisë, kjo pasi vendi ynë është një territor aktiv. Statistikat kanë treguar se tërmetet me magnitudë 4.5 janë të shpeshta maksimumi dy herë në vit, minimumi një herë në vit, ndërsa tërmetet mesatare 5 deri në 5.5 ndodhin njëherë nga 2 deri në 5 vjet.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mbi-400-termete-ne-24-ore-sizmologet-ruani-qetesine-mos-nxitoni-te-dilni-nga-godina

Recommended