Ora News - Forcat e Armatosura aksion për pastrimin e bregdetit, transformojnë plazhin e Divjakës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Forcat e Armatosura kanë pastruar plazhin e Divjakës, vetëm pak javë pas nisjes së sezonit turistik.

Efektivët e batalionit të tretë të këmbësorisë së Poshnjes dhe mjetet e rënda të Komandës Mbështetëse, larguan dhjetëra ton mbetje dhe pastruan qindra metra² nga hapësira e plazhit.

Puna u inspektuan nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila shoqërohej nga kryetari i bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi.

Olta Xhaçka: "Jemi angazhuar në këto dy muajt e fundit me rreth 2500 efektivë të FA-ve në të gjithë Shqipërinë.

Kemi pasur edhe projekte të tjera që kanë qenë shumë të rëndësishme, edhe këtu afër me bashkinë e Fierit për rehabilitimin e lumit Gjanicë."

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ishte edhe në njësinë administrative Allkaj të bashkisë së Lushnjes, ku bashkë me kryetarin e bashkisë Fatos Tushe inspektuan urën ?bailey? të ndërtuar nga Forcat e Armatosura, e cila do ti vijë në ndihmë 1000 banorëve.

Olta Xhaçka: ?Ne jemi krenarë që patë mundësi të ndihmojmë jo vetëm 1100 banorët e njësisë administrative, por të ndihmojmë veçanërisht 200 familjet që kanë investuar jetën në këtë zonë."

Ndërhyrja e Forcave të Armatosura për pastrimin e plazhit të Divjakës nisi në kuadër të nismës së Ministrisë Turizmit dhe Mjedisit ?Java e Tokës?, por vijoi edhe në kuadër të masave të ndërmarra në të gjithë vendin nga Ministria e Mbrojtjes, për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror 2018.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/forcat-e-armatosura-aksion-pastrimin-e-bregdetit-transformojne-plazhin-e-divjakes
Recommended