Lleshaj - bashkive: Fenomeni s'ka vdekur, luftë kanabisit në bashkëpunim me Forcat e Armatosura
  • 4 years ago
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi sot një takim me drejtuesit qendrorë e vendorë të policisë për luftën antikanabis, masat kundër migracionit të paligjshëm, mbrojtjen e mjedisit dhe operacionin OFL. Padyshim që cështja kryesore ishte lufta kundër drogës. "Tentativa për ta mbajtur gjallë këtë fenomen, nuk ka vdekur. Fenomeni është goditur rëndë. Gjatë viteve të fundit ka marrë goditje të parikuperueshme, por tentativat, shpresat e ndokujt për të gjetur hapësirë në këtë fushë, për të ushtruar veprimtarinë kriminale nuk kanë vdekur" tha Lleshaj.

Por cila është strategjia e luftës në vijim? Ministri i Brendshëm e tha për herë të parë tekstualisht që për të monitoruar nga ajri do të përdoren edhe helikopterët e ushtrisë.

Shtimi i kapaciteteve, qofshin të monitorimit përmes droneve dhe kapaciteteve të monitorimit ajror, në bashkëpunim dhe me Forcat e Armatosura, shtimi i kapaciteteve logjistike, kryesisht në fushën e transportit, duhet të shërbejnë si motivim shtesë për ta rritur me tej intensitetin e luftës në këtë sektor, luftë e cila duhet të përfundojë shumë shpejt".

Ai vendosi edhe një objektiv. "Ne synojmë që brenda muajit Qershor, përpjekja e Policisë së Shtetit me kanabisin të mbyllet. Duhet të keni të qartë që afati juaj për ta mbyllur këtë përpjekje është qershori. Pas kësaj nuk do të merremi më me bimët, por do të merremi me personat që kanë përgjegjësi për këtë çështje".

Lleshaj zbuloi edhe një letër që u ka drejtuar kryearëve të bashkive. "Unë u jam drejtuar me një shkresë zyrtare të gjithë kryetarëve të bashkive. Di që edhe ju keni komunikimin tuaj me kryetarët e bashkive.  Shpresoj që deri në datën 15, të mbyllni dhe kontaktet që janë urdhëruar, kontaktet personale të çdo drejtori të Policisë së Shtetit me kryetarët e bashkive  përkatëse, për të koordinuar dhe për të bërë të qartë këtë dhe për të përcjellë këtë mesazh" përfundoi ai.
Recommended