Ora News- PDIU dhe Shoqata Çamëria 16 pyetje për Bushatin: Urojmë të mos jetë viti i Hamzait!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Shoqata Çameria paralajmëruan protesta për çështjen çame në rast se nuk trajtohet me reciprocitet më palën greke. Në një deklaratë ku iu adresuan 16 pyetje Ministrisë së Jashtme, Idrizi theksoi se të moshuarit nga Çameria vazhdojnë të ndalohen në kufi me Greqinë. Po kështu PDIU ka dënuar edhe deklaratat e fundit nga Ministri i Jashtëm dhe ai i Mbrojtjes në Greqi në lidhje me Epirin e Veriut.

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe Shoqata Patriotike ?Çamëria? reaguan ashpër ndaj deklaratave të fundit nga Ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes në Greqi.

Përmes deklaratës, Shpëtim Idrizi i bëri 16 pyetje publike Ministrisë së Jashtme në lidhje me bisedimet me palën greke. Shumica prej këtyre pyetjeve, kishin të bënin me çështjen çame.

Idrizi: Çfarë është biseduar me palën greke në detyrim të reciprocitetit dhe kërkesës së përsëritur të Shoqatës ?Çamëria? për ngritjen e varrezave të shqiptarëve të Çamërisë të vrarë nga bandat e Napoleon Zervës, kur nderkohe qeveria shqiptare po implementon marrëveshjen për ngritjen e varrezave historike të ushtarëve të rënë grekë në territorin e Shqipërisë, ku erdhën si pushtues?

Idrizi tha se PDIU dhe shoqata Çameria do të ndërmarrin të gjitha hapat e duhura ligjore dhe do të radikalizojë qëndrimin ndaj çdokujt që mendon se do të mund të nëpërkëmbë dinjitetin tonë dhe të Çamërisë.

Idrizi: Ne do të ftojmë çdo shqiptar patriot t?i bashkohet protestave tona për dinjitet e integritet kombëtar ndaj kujdo ,që mendon se çështje të tilla mund të lihen apo të meren sipas dëshirës dhe që nuk i trajton nga pozita reciprociteti dhe dinjiteti.

Kreu i PDIU, tha se pala greke vazhdon ndalimin në kufi të të moshuarve çamë që sot janë nga 75 - 85 vjeç, e që duan të shohin dhe një herë shtëpitë e tyre në limitet e moshës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pdiu-dhe-shoqata-cameria-16-pyetje-bushatin-urojme-te-mos-jete-viti-i-hamzait

Recommended